Konferenca Ndërkombëtare mbi Integritetin dhe Anti-Korrupsionin

8DHJETOR2017

E premte, 8 dhjetor 2017, Hagë, Hollandë

Konferenca Ndërkombëtare mbi Integritetin dhe Anti-Korrupsionin

Integritet do të thotë të bësh gjënë e duhur gjithmonë dhe në të gjitha rastet, edhe kur askush nuk po ju vëzhgon. Ne jetojmë në një botë ku parimi ‘’synimi justifikon mjetin’’ është bërë tashmë një shkollë mendimi e pranuar gjithandej. Një botë ku për integritetin nuk po flitet mjaftueshëm.

ICC Netherlands ka marrë iniciativën për të organizuar një konferencë mbi integritetin dhe anti-korrupsionin, duke sjellë së bashku akademikët, ekspertët nga sektori publik dhe privat dhe OJF për të diskutuar cështjet aktuale, ndërgjegjësuar dhe promovuar sjelljen etike si në vendin e punës ashtu edhe në atë vendim-marrës. Kjo konferencë është pjesë e Javës së Integritetit të ICC Netherlands, një inciativë lokale që nxit kooperimin publik-privat në fushën e integritetit dhe anti-korruspionit.

Më shumë informacion do të jetë i mundshëm në këtë faqe interneti së shpejti.

Nëse jeni të interesuar dhe do të dëshironi të mësoni më shumë, regjistrohuni paraprakisht në mënyrë që të merrni përditësime mbi programin e konferencës, logjistikën dhe fillimin e regjistrimit (pjesëmarrja në këtë konferencë do të jetë vetëm me ftesa). Numri i pjesëmarrësve në këtë konferencë që mbahet më 8 dhjetor 2017 do të jetë i kufizuar. Rekomandohet regjistrimi në kohë. Partnerët e Javës së Integritetit, të ftuarit e huaj dhe anëtarët e ICC-së do të kenë prioritet në regjistrim.

A jeni i interesuar për të kontribuar në këtë konferencë, si folës ose sponsor? Ju lutem dërgoni një email në info [at] icc.nl.