Workshop Teknik i ICC Austria & BERZH

28-29SHTATOR2017

E enjte dhe e premte, 28-29 shtator 2017, Vienë, Austri

Raste studimore mbi Kreditë Dokumentare dhe Garancitë Bankare

Zgjidhje praktike të vlefshme për njohuritë teorike

Përshkrimi

A jeni përballur me situata dhe sfida të cilat kanë të bëjnë me letër kreditë, letër kreditë stand-by, garancitë bankare, garancitë e kontratës apo cdo lloj tjetër instrumenti? A keni nevojë për ndihmë praktike për të gjetur një zgjidhje?

Nëse po, atëherë aktviteti ynë mbi raste dhe problematika të pazakonta në financimin e tregtisë ndërkombëtare mund të jetë për ju. BERZH, përmes Programit për Lehtësimin e Tregtisë, dhe ICC Austria janë bashkuar për të zhvilluar një aktivitet ku ju mund të keni mundësinë për të debatuar për raste individuale (duke përfshirë edhe tuajën) me kolegë dhe ekspertë nga e gjithë bota me qëllim gjetjen e zgjidhjeve të sakta ligjore dhe praktike të problematikave të përditshme.

Aktiviteti do të mbahet në data 28 dhe 29 shtator 2017 në Vienë dhe do të fokusohet në kreditë dokumentare dhe garancitë bankare. Mos humbisni rastin për të marrë opinionin e ekspertëve Vin O’Brien, Andrea Hauptmann, Gabriele Katz dhe Stephen Tricks.

Sillni rastin tuaj për diskutim: Nëse ju keni një problem të caktuar për të zgjidhur, ndiqni hapat si më poshtë.

1. Paraqisni rastin tuaj

Në vijim të regjistrimit ju do të merrni një format prezantimi që do të duhet të plotësohet për rastin tuaj në version anonimati (nëse kërkohet nga ana juaj) dhe duhet të dërgohet deri më 8 shtator në adresën e.treu@icc-austria.org.

Rastet, pastaj, do të ndahen me pjesëmarrësit dhe ekspertët përpara aktivitetit në mënyrë që të rishikohen dhe vlerësohen(sikurse janë përgatitur).

2. Diskutoni problemin tuaj brenda një grupi pune

Sëbashku me formularin, gjatë procesit të regjistrimit, ju do të kërkoheni të plotësoni profilin e pjesëmarrësit i cili do të na lejojë të krijojmë grupe të përshtashme pune. Një grup pune do të përbëhet nga 5-8 persona (në varësi të numrit total të pjesëmarrësve). Së bashku ju do të punoni mbi paketën e rasteve tuaja, diskutoni ato dhe do të mundësoni zgjidhjet e mundshme. Zgjidhja e gjetur nga grupe të ndryshme do të prezantohet në sesionet plenare dhe do të moderohet nga ekspertët.

3. Shikoni se si grupet e tjera dhe ekspertët do të zgjidhin problemin në sesionet plenare.

Zgjidhja e gjetur nga grupe të ndryshme do të prezantohet në sesionet plenare dhe do të moderohet nga ekspertët.

4. Merrni zgjidhjen e problemit me vete.

Për aplikantët që posedojnë CDCS® dhe CSDG®: Me pjesëmarrjen Ju do të përfitoni 12 PDU kundrejt ri-certifikimit tuaj.

Kjo konferencë është pjesë e Javës të Praktikuesve të Financimit të Tregtisë të ICC Austria.

Regjistrohuni përmes ICC Albania dhe përfitoni 10% zbritje. Shkarkoni Formularin e Regjistrimit dhe Programin.