Axhenda Botërore e Tregtisë e ICC-së

wta_logo

ICC në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Qatar prezantoi Axhendën Botërore të Tregtisë së ICC-së për të drejtuar problematikat e negociatave të tregtisë shumëpalëshe në Raundin e Doha-s të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Axhenda Botërore e Tregtisë së ICC-së u prezantua për herë të parë në Mars të vitit 2012 në selinë qëndrore të WTO (Organizata Ndërkombëtare e Tregtisë), si përgjigje e kërkesës së anëtarëve të WTO dhe liderëve të G20 për qasje të reja në tregtinë ndërkombëtare, pas 12 vitesh mes negociatash tregtare shumëpalëshe.

Gjatë prezantimit, CEO, ekzekutivë të lartë korporatash dhe përfaqësues të organizatave të biznesit nisën të përcaktonin elementët e një axhende botërore të tregtisë, duke nënvizuar dëshirën e sektorit privat për të lëvizur nga bllokada e bisedimeve të Axhendës së Zhvillimit në Doha.

Mundësitë për bizneset

Përmes Axhendës Botërore të Tregtisë, liderët e biznesit mund të kontribuojnë për të konkretizuar propozimet për forcimin e sistemeve tregtare shumëpalëshe, duke konfirmuar në këtë mënyrë që biznesi botëror është i vendosur ndaj objektivave të Organizatës Botërore të Tregtisë.

Qysh prej prezantimit ICC përmes iniciativës së Axhendës Botërore të Tregtisë ka ndërmarrë konsultime me CEO dhe ekzekutivë të lartë nga rajonet më të mëdha të botës për të mbledhur të dhëna dhe vlerësime si rekomandime të tyre.

Në vijim të rekomandimeve specifike të përgatitura për Iniciativën ‘’Axhenda Botërore e Tregtisë’’, ICC ka prodhuar gjithashtu edhe raporte të cilat mbështesin këto rekomandime dhe forcojnë mesazhet e bizneseve për anëtarët dhe qeveritë e Organziatës Botërore të Tregtisë.

Shpëtoni TFA
Flickr

Dokumente mbi Axhendën Botërore të ICC
WTA Business Priorities
Peterson Report

Dokumente mbi Marrëveshja Lehtësuese për Tregtinë
Understanding Trade Facilitation
WTO Trade Facilitation Agreement