BARMA

BARMA – Aksioni i Biznesit për Marketing dhe Reklamë me Përgjegjësi

Aksioni i Biznesit për Marketing dhe Reklamë të Përgjegjshëm (BARMA) është një iniciativë e drejtuar nga ICC për të lehtësuar përhapjen e sistemit vetë-rregullues dhe riforcimin e efikasitetit të tij.

Çfarë është BARMA?

Agjenci reklame, të mediave dhe palë të tjera të interesuara mblidhen për të promovuar Kodin e Konsoliduar të ICC-së për Praktikën e Komunikimit të Marketingut dhe Reklamës (Kodi i ICC-së) në një sferë më të gjerë dhe qasje ndaj aplikimit në shkallë më të lartë. Që nga viti 1937, ky Kod ka shërbyer si një standart i çmuar në proceset e vetë-rregullimit për kompanitë që operojnë në këtë fushë. Kodi i ICC-së përcakton bazën për udhëzime etike dhe praktika të përgjegjshme marketingu globalisht, si dhe është një referencë për vetë-rregullues të shumtë kombëtarë.

Synimet e BARMA-s

  • Edukon dhe trajnon industrinë e marketingut dhe reklamave: BARMA ndërgjegjëson dhe aderon me Kodin e ICC-së, mbi rëndësinë e praktikave etike.
  • Inkurajon adoptimin dhe zbatimin: BARMA synon në përmirësimin e të kuptuarit mes profesionistëve të industrisë, politikëbërësve dhe edukatorëve, jo vetëm në përfitim të vetë-rregulluesve, por edhe mbi rëndësinë e ruajtjes së besimit të konsumatorit dhe standardeve të larta të praktikave etike të marketingut.
  • Luan një rol të madh në vetë-rregullim: BARMA shërben si një katalizator për zhvillimin e mëtejshëm të vetë-rregullimit në tregjet kryesore ndërkombëtare.

Mëso më shumë rreth BARMA