BASCAP

BASCAP – Aksioni i Biznesit për të Ndaluar Fallsifikimin dhe Piraterinë

Fallsifikimi dhe pirateria është problem i shumë bizneseve.

Aksioni i Biznesit për të Ndaluar Fallsifikimin dhe Piraterinë (BASCAP) është prezantuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në vitin 2004 për të luftuar kundër piraterisë dhe falsifikimit dhe të mbrojnë pronësinë intelektuale.

Infiltrimi masiv i fallsifikimit dhe piraterisë së mallrave përthith nga ekonomia globale rreth 1 trilion $ dhe vjedh mbi 2.5 milionë vende pune në të gjithë botën. Miliona produkte jo-origjinale, virtualisht në çdo kategori produkti, po prodhohen dhe transportohen rreth e përqark botës në tregjet në zhvillim dhe ato të zhvilluara me ritme rritjeje alarmuese. Miliona konsumatorë janë në rrezik nga produkte të pasigurta dhe jo-efektive, kurse qeveritë, bizneset dhe shoqëria po vidhen në tatime mbi xhiron, të ardhurat dhe vendet e punës.

Një çrregullim i kësaj përmase dëmton zhvillimin ekonomik, një sistem të mirë ekonomik të tregut, investimet dhe tregtinë e lirë ndërkombëtare. Asnjë biznes apo shtet i legjitimuar mund të jetë imun ndaj impaktit të fallsifikimit dhe piraterisë dhe asnjë aktor i vetëm nuk mund të luftojë këtë betejë me sukses, arsye e cila stimuloi ICC-në për të krijuar Projektin ‘’Aksioni i Biznesit për të ndaluar Fallsifikimin dhe Piraterinë’’ (BASCAP).]

Misioni i BASCAP

  • Të lidhë dhe mobilizojë bizneset e të gjitha industrive, sektorëve dhe kufijve kombëtarë në luftën kundër fallsifikimit dhe piraterisë.
  • Të bashkojë burimet dhe ekspertizën, duke krijuar një masë të madhe kritike, më shumë se çdo kompani ose sektor i vetëm mund t’ia dalë i vetëm.
  • Të ngrejë zërin dhe pikëpamjet e biznesit tek qeveritë, publiku dhe mediat, duke rritur në këtë mënyrë si ndërgjegjësimin dhe të kuptuarit e aktiviteteve të falsifikimit dhe piraterisë të lidhura me dëmin ekonomik dhe social.
  • Të detyrojë veprimin e qeverisë dhe shpërndarjen e burimeve drejt përforcimit të zbatimit të të drejtave të pronësisë intelektuale.
  • Të krijojë një ndryshim kulture për të siguruar respektimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale.

Mëso më shumë rreth BASCAP