BASIS

BASIS – Aksioni i Biznesit për të Mbrojtur Shoqërinë e Informacionit

ICC, në vitin 2006, prezantoi Aksionin e Biznesit për të Mbrojtur Shoqërinë e Informacionit (BASIS) në vijim të Samitit Botëror të Kombeve të Bashkuara mbi Shoqërinë e Informacionit (WSIS Gjenevë 2003, Tunizi 2005) si kërkesë e kompanive të cilat i cilësuan të rëndësishme çështjet e politikave të koordinimit global të biznesit mbi Internetin dhe Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (ICT).

Aktivitetet

BASIS këshillon qeveritë dhe palë të tjera të interesuara mbi krijimin e strukturave sa më sociale në investime dhe biznes, të cilat përfshijnë kushte siç është legjislacioni apo politikat pro-konkurencës. BASIS siguron dhe koordinon pjesëmarrjen e biznesit në mbledhje të tilla siç është Forumi i Qeverisjes së Internetit (IGF) apo aktivitete të cilat ndjekin punën dhe vënë në zbatim projektet e WSIS. BASIS kontribuon gjithashtu në forume të tjera të KB, siç është Komisioni mbi Shkencën dhe Teknologjinë për Zhvillim (CSTD), i cili vlerëson aktivitetet dhe çështjet post-WSIS. Për më tepër, BASIS promovon partneritetin dhe lehtëson shkëmbimin e informacionit mes palëve të ndryshme mbi çështje të qeverisjes së Internetit në këto forume. BASIS organizon mbledhje për anëtarët, telekonferenca dhe mbledhje të shkurtra biznesi të mbajtura në IGF, si dhe mbledhje me zyrtarë të qeverisë apo edhe palë të tjera të interesuara.

Struktura

Anëtarët e BASIS janë kompani dhe shoqata biznesi nga të gjithë sektorët dhe vende në zhvillim apo të zhvilluara. Anëtarët duhet të kenë kompani tërësisht private, pa asnjë interes qeveritar të përfshirë, dhe të kontribuojnë në anëtarësinë e tyre vjetore përmes kuotave të anëtarësisë.

Mëso më shumë rreth BASIS