Federata Botërore e Dhomave


Federata Botërore e Dhomave (WCF) është një forum unik dhe i vërtetë global, i cili bashkon rreth 12,000 dhoma. WCF ndihmon dhoma individuale të bëhen më produktive dhe asiston ato të forcojnë lidhjet mes tyre.

WCF është një njësi jo-politke dhe jo-shtetërore dhe përbën shtyllën e komunitetit të dhomave dhe bizneseve të saj.

Federata Botërore e Dhomave është një forum unik dhe i vërtëtë global i cili nuk ndihmon thjesht dhomat individuale për të qënë më produktive, por synon të forcojë edhe lidhjet mes tyre.

WCF ofron nje gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh për t’i ardhur në ndihmë dhomave në mënyrë që ato të përçojnë shërbimet më të mira tek anëtarët e tyre. FBDH ofron këto shërbime që nga sistemi ATA Carnet, i cili lejon eksportin dhe importin e mallrave pa tatim dhe doganë përkohësisht deri tek Drejtoria online ‘’Rrjeti Botëror i Dhomave (WCN)’’ 

Kongresi Botëror i Dhomave

Çdo dy vjet, Federata Botërore e Dhomave organizon Kongresin Botëror të Dhomave, një nga aktivitetet më të mirëpritura në kalendarin e aktiviteteve. Një veçanti kyçe e Kongresit është edhe Konkursi Botëror i Dhomave, programi i vetëm global që njeh projekte më inovative të ndërmatrra nga dhoma të ndryshme në të gjithë botën.

 

World Chambers Federation

Shënoni kalendarin tuaj –  Kongresi i 9-të Botëror i Dhomave

Torino, Itali
10-12 Qershor, 2015

Ju lutem klikoni këtu për më shumë informacion.

Shërbime për DhomatATA title 2(1)_432

ATA Carnets
Lejon eksportin dhe importin e mallrave pa tatim dhe pa doganë deri në një vit.

Kur ju nevojitet të prezantoni maketet e produkteve për klientët tuaj ose klientët potencialë, të merrni pjesë në një panair biznesi apo të transportoni pajisje për të mundësuar shërbime diku jashtë territorit të vendit tuaj, zgjidhni një mënyrë të thjeshtë dhe të provuar për t’i transportuar mallrat në një tokë të huaj – ATA Carnet, Pasaporta për Mallrat.

Për lëshimin e ATA Carnets në Shqipëri, Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë është institucioni i autorizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe ICC.
Për këshillim profesional dhe për të mësuar rreth përfitimit të një ATA Carnet në Shqipëri, ju lutem klikoni këtu.
Sistemi ATA është një produkt i zhvilluar nga Organizata Botërore e Doganave dhe Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë.
WCN-logo

Rrjeti Botëror i Dhomave (WCN)
WCN lidh Dhomat e Tregtisë, kompanitë dhe klientët e tyre nga e gjithë bota me njëri tjetrin.
Platforma unike e WCN është një mjet jetësor për biznesin, e cila ofron promovim, verifikim dhe shërbime besueshmërie të cilat:

  • Inkurajojnë shkëmbimin e lirë dhe gjithëpërfshirës të informacioneve të biznesit mbi kompanitë, produktet, shërbimet, tregjet dhe burimet.
  • Krijojnë një rrjet elektronik tregtar që lidh Dhomat e Tregtisë, kompanitë dhe klientët e tyre nëpër botë.
  • Lejojnë çdo dhomë pjesëmarrëse të shërbejë si një burim unik informacioni dhe të bëhet një lehtësues i tregtisë elektronike për kompanitë e tyre vendase.

WCN Services


CO-cert_singleÇertifikatat e Origjinës
Federata Botërore e Dhomave mundëson një përkrahje të rëndësishme dhe përfaqëson në nivel botëror, duke promovuar rolin e dhomave si autoritete kompetente në lëshimin e Çertifikatave të Origjinës dhe pranimin e Çertifikatave të Origjinës elektronike.
WCF forcon dhe përmirëson pozicionin unik që dhomat e tregtisë luajnë në lëshimin dhe garantimin e çertifikatave.
Udhëzimet e përgatitura nga WCF mbi Çertifikata Ndërkombëtare të Origjinës përcaktojnë procedurat standarte për lëshimin dhe vërifikimin e Çertifikatave të Origjinës nga dhomat e tregtisë. Ky grup rregullash i standarteve ndërkombëtare dhe procedurat forcojnë besimin dhe integritetin e ‘’zinxhirit’’ të Çertifikatave të Origjinës së Dhomave, jo vetëm për përfitimin e tregtarëve por edhe për administratën Doganore.

Për të verifikuar një Çertifikatë Origjine tuajën, ju lutem vizitoni CoO Verification Website.

ChamberTrust_sourceChamberTrust
Aplikoni për vulën ChamberTrust, motori i kërkimit të besueshmërisë i fokusuar veçanërisht për kompanitë, aktivitetin e tyre dhe linjat e prodhimit.
Çdo kompani në botë mund të aplikojë për vulën ChamberTrust për ta vendosur në faqen e Internetit të kompanisë. Vula është e dizenjuar kryesisht për të asistuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SMEs), të cilat janë tashmë aktive apo të interesuara për t’u angazhuar në tregje të reja në tregtinë ndërkombëtare.
ChamberTrust është një mjet i standardizuar i dhomës i dizenjuar për të trajtuar çështjet e besueshmërisë, mirëbesimin dhe mungesën e ekspozimit për veprimtari përmes rrjetit me të cilat SME-të përballen kur hyjnë në tregun elektronik global.