Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit

Gjykata Ndërkombëtar e Arbitrazhit® është njësia lider në bodë për zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare përmes arbitrazhit.

Qëllimi universal i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit, e cilat njihet ndryshe si ‘’Gjykata’’, evidentohet nga fakti se çdo vit, shumë palë, arbitra dhe juristë nga vende të sistemeve të ndryshme ekonomike, politike dhe shoqërore bëhen pjesë e arbitrazhit të ICC-së.
Rregullat e Arbitrazhit dhe Rregullat e Ndërmjetësimit janë pjesë e publikimit numër 865, i cili mundësohet nga Gjykata sipas kërkesës. Këto Rregulla janë të disponueshme edhe në lidhjet në vijim
www.iccarbitration.org dhe www.iccadr.org.

Anëtarët e Gjykatës vijnë nga mjedise profesionale të ndryshme, me eksperienca mbi legjislacione dhe kultura të shumëllojshme të cilët e pasurojnë punën e përditshme të Gjykatës si dhe proceset vendim-marrëse.

Gjykata është një ndër institucionet ndërkomëbtare të arbitrazhit më të njohura dhe me më shumë eksperiencë në botë. Në bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin e saj, roli parësor i Gjykatës është të administrojë Arbitrazhet e ICC-së. Ajo ushtron funksionet nën kuadrin e Rregullave të Arbitrazhit të ICC-së dhe përpiqet të asistojë palët dhe arbitrat të tejkalojnë çdo vështirësi që mund të lindë.

Në përmbushje të funksioneve të saj, Gjykata vepron në përputhje të logjikës dhe përpiqet që çdo vendim të jetë i zbatueshëm.