Këshilli Ekzekutiv i ICC Albania dhe Sekretariati

Këshilli Ekzekutiv është një organ ekzekutiv i përhershëm i ICC Albania dhe është nën varësinë e Asamblesë së Përgjithshme, e cila zgjedh dhe shkarkon anëtarët e Këshillit Ekzekutiv. Këshilli Ekzekutiv është i përbërë nga 5 anëtarë dhe ata zgjidhen për një afat 3 (tre) vjeçar, me të drejtë rinovimi. Këshilli Ekzekutiv është i fuqizuar për administrimin me synimin e arritjeve të qëllimit dhe objektivave të tij, duke u angazhuar në aktivitetet e nevojshme që nuk i rezervohen në mënyrë specifike Asamblesë së Përgjithshme.

Kryetari është një lider i shquar i biznesit, i aftë për të bashkuar të gjithë elementet e ndryshëm të përfshirë në procesin e manaxhimit të ICC Albania. Kryetari i rekomandohet Asamblesë së Përgjithshme nga Këshilli Ekzekutiv, e cila emëron dhe shkarkon Kryetarin. Kryetari qëndron në këtë detyrë për një afat tre vjeçar, pa të drejtë rinovimi.

Sekretariati drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe ka përgjegjësinë për të administruar ICC Albania sipas udhëzimeve të Këshillit Ekzekutiv dhe Kryetarit.

Genc Boga

Kryetar i ICC Albania


Genc Boga u zgjodh kryetar i Bordit Ekzekutiv të ICC Albania në Korrik të vitit 2015. Ai ka qënë pjesë e bordit ekzekutiv të ICC Albania që prej vitit 2012. Genc Boga është themeluesi dhe Partneri Menaxhues i Boga & Associates. Z. Boga është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ekonomik Kombëtar të kryesuar nga Kryeministri dhe është mjaft i angazhuar në bordet drejtuese të organizmave të tjera të rëndësishme në vend. Ai renditet vazhdimisht si “Avokat Lider” në Shqipëri nga Chambers and Partners dhe IFLR. Ai është pedagog i të drejtës tregtare/korporatat.

Artan Hajdari

Anëtar i ICC Albania


Artan Hajdari është anëtar i bordit ekzekutiv të ICC Albania që prej muajit Korrik të vitit 2015. Ai është Partner Drejtues i studios ligjore Haxhia & Hajdari. Ai gjithashtu është një lektor pranë Shkollës së Magjistraturës dhe anëtar i komitetit ekzekutiv të Shoqatës Shqiptare të Futbollit. Z. Hajdari është autor i mjaft artikujve në fushën e të drejtës Civile dhe Tregtare. Praktika e tij është e fokusuar, po jo e kufizuar në të drejtën civile, tregtare, energjitika, telekomunikacion, sigurime, e drejta doganore, banking dhe financë etj.

Seyhan Pencabligil

Anëtar i ICC Albania


Seyhan Pencabligil u zgjodh Kryetar i Bordit Ekzekutiv të ICC Albania në Korrik të vitit 2012. Ai është Drejtor i Përgjithshëm i BKT-së, bankës së dytë në vend përsa i përket aktiveve. Z. Pencabligil është gjithashtu Kryetar Bordi i Shoqatës Shqiptare të Bankave; Kryetar Bordi i Albanian Leasing Company dhe anëtar i Këshillit Ekonomik Kombëtar të kryesuar nga Kryeministri. Ai është gjithashtu anëtar Bordi i Institutit Botëror të Bankave të Kursimit (WSBI).

Ilir Daci

Anëtar i ICC Albania


Ilir Daci është anëtar i bordit ekzekutiv të ICC Albania që prej muajit Korrik të vitit 2015. Z. Ilir Daci është themelues dhe Partner Drejtues i Optima Legal & Financial. Z. Daci është një avokat i mirënjohur me mbi 13 vite eksperiencë profesionale dhe kualifikime juridike. Ai është anëtar pranë Dhomës së Avokatëve Shqiptar, Dhomës së Avokatëve Ndërkombëtarë, anëtar i përhershëm i Task Forcës Këshilluese të Sekretaritatit të Energy Charter dhe ndërmjetës i çertifikuar nga Qendra për Menaxhim Mosmarrëveshjesh në Hollandë.

Neritan Kallfa

Anëtar i Këshillit Ekzekutiv, ICC Albania


Neritan Kallfa është anëtar i bordit ekzekutiv të ICC Albania që prej muajit Korrik të vitit 2015. Neritan Kallfa është një nga partnerët e Tonucci & Associates, firmë ligjore e themeluar në vitin 1995 në Tiranë, Shqipëri. Neritan Kallfa është specializuar në transaksionet ndërkombëtare dhe ka një fokus në arbitrazhin multi-juridik dhe gjyqësor në të gjithë rajonin. Neritan Kallfa është identifikuar si një jurist udhëheqës nga ‘’Chambers & Partners’’ dhe ‘’Internal Who’s Who of Business Lawyers’’. Z. Kallfa është gjithashtu një lektor pranë Shkollës së Magjistraturës në Shqipëri.

Secretariat

Ardita Seknaj

Sekretar i Përgjithshëm, ICC Albania

+355 4 2281550


Ardita Seknaj iu bashkua ICC Albania në Maj 2013, në pozicionin e Sekretarit të Përgjithshëm. Marrëdhënia e Zj. Seknaj me këtë organizatë daton që në procesin e krijimit të saj, të nisur në vitin 2011 si pjesë e grupit të punës në Shqipëri. Përpara ICC Albania, Zj. Seknaj ka punuar për rreth tetë vite pranë BKT-së, në sektorë të ndryshëm të bankës si marketingu, bankingu i korporatave, financa e strukturuar dhe së fundmi pranë institucioneve financiare.