Komisionet e Punes

Në zemrën e biznesit ndërkombëtar janë rregullat, normat, standartet dhe mjetet të cilat lehtësojnë fluksin ditor të tregtisë globale.

Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) ushtron tre aktivitete kryesore:

  • Bërjen e Rregullave
  • Arbitrazh
  • Përpilimin e Politikave

Për arsye se kompanitë dhe shoqatat anëtare janë të angazhuara në biznesin ndërkombëtar, ICC ka fituar autoritet të pa-konkurueshëm në krijimin e rregullave, të cilat drejtojnë ndjekjen e biznesit përtej kufinjve. Edhe pse këto rregulla janë vullnetare, ato aplikohen çdo ditë në mijëra transaksione dhe janë bërë pjesë e fabrikës së tregtisë ndërkombëtare.

Në kuadrin e funksionit të saj historik të rregull-bërësit, ICC zhvillon një sërë rregullash vullnetare, udhëzime dhe kode për të lehtësuar biznesin dhe përhapur praktikat më të mira. Këto rregulla, ndihmojnë në riforcimin e aftësisë vetë-rregulluese të biznesit, mundësojnë shërbime të pamatshme për bizneset rreth e qark globit, dhe çdo vit përdoren në transaksione voluminoze si psh. Rregullat UCP 600 përdoren gjerësisht në financat ndërkombëtare.

Fushat e veprimtarisë së ICC-së janë të ndryshme dhe me spektër të gjerë veprimtarie. ICC ushtron ekspertizë në fusha të tilla si bankingu, arbitrazhi, legjislacioni dhe praktika tregtare, përgjegjësia e korporatës dhe anti-korrupsioni, konkurenca, lehtësimi i proceve doganore dhe lehtësimi i tregtisë, ekonomia dixhitale, politikat ekonomike, mjedisi dhe energjitika, pronësia intelektuale, marketing dhe reklamë, taksim dhe politikat tregtare dhe të investimit.

Komisionet

Komisionet e ICC-së janë njësi pune të specializuara të përbëra nga ekspertë biznesi të cilët ekzaminojnë çështjet madhore në interes të botës së biznesit. Ato përgatisin produkte të politikave në fusha të ndryshme përfshirë deklaratat të cilat kontribuojnë në diskutimet ndërqeveritare, si edhe në rregullat dhe kodet të cilat lehtësojnë transaksionet e biznesit ndërkombëtar.

ICC, përmes këtyre komisioneve, bën politika në: arbitrazh, banking, legjislacion tregtar, konkurencë, përgjegjësi korporate dhe anti-korrupsion, e-Biznes, teknologji informacioni dhe telekomunikacion, mjedis dhe energji, pronësi intelektuale, marketing dhe reklamë, taksim, tregti dhe investim dhe lehtësim doganor dhe tregtar.

Forca dhe legjitimiteti i deklaratave të politikave të ICC-së rrjedhin nga fakti se janë zhvilluar përmes një konsultimi të gjerë me kompanitë anëtare. Procedurat normale këshilluese të ICC-së kërkojnë dokumente politikash, si fillim për t’u adoptuar nga një ose më shumë komisione, në konsultim me komitetet kombëtare, dhe pastaj të aprovohen nga Bordi Ekzekutiv, përpara se mund të kalohen si zyrtare dhe si pozicionime publike të ICC-së.