Organizatat ndërkombëtare

ICC punon me organizatat ndërkombëtare të të gjitha përmasave mbi trajtimin e temave të politikave në fusha të ndryshme.

Qysh prej viteve ’40, ICC është angazhuar në një rang të gjerë aktivitetesh me Kombet e Bashkuara (KB), Organizatën Botërore të Tregtisë, Organizatën Botërore mbi Pronësinë Intelektuale dhe shumë struktura të tjera ndërqeveritare.

ICC përfaqëson biznesin në mënyrë aktive nëpër forume botërore siç është Samiti Botëror mbi Zhvillimin e Vazhdueshëm, Konventa e KB mbi Kuadrin e Ndryshimit të Klimës (UNFCCC) dhe Forumin e Qeverisjes së Internetit (IGF).

ICC, si organizata botërore e biznesit, ka një lidhje të ngushtë pune dhe marrëdhëniesh me OBT, duke mbështetur punën e saj në tregti. Në 2012, ICC prezantoi Axhendën Botërore të Tregtisë së Biznesit, një iniciativë e cila propozon që bizneset duhet të punojnë më afër me qeveritë për të arritur të kenë biseda më shumë efektive mbi çështjet e tregtisë dhe duke u përgjigjur në këtë mënyrë kërkesës së liderave të G20 për qasje të reja.

ICC gjithashtu ishte pjesëmarrëse në Grupin e Punës së OBT mbi Financimin e Tregtisë, i cili është kthyer tashmë në një forum të rëndësishëm përgjatë krizave ekonomike, me mbledhje të rregullta me partnerët nga bankat tregtare, Berne Union, bankat rajonale të zhvillimit, agjencitë e speciliazuara dhe shumëkombëshet e eksport-kreditit.

Përgjatë viteve, ICC ka qënë gjithashtu e përfshirë në punën e Këshillit Ekonomik dhe Shoqëror (ECOSOC) dhe Unionit të Telekomunikacionit Ndërkombëtar (ITU). ICC është përfaqësuese e biznesit në Konferencën mbi Financimin për Zhvillim, Samitin Botëror mbi Zhvillimin e Vazhdueshëm dhe Samitin Botëror mbi Shoqërinë e Informacionit.

Marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara

Qysh prej vitit 1946, ICC ka mbajtur një status të lartë këshillues me Kombet e Bashkuara (KB) dhe një relatë mjaft të ngushtë me agjencitë e saj të specializuara.

Biznesi, i përfaqësuar nga ICC, ka qënë i angazhuar thellësisht dhe në mënyrë konstruktive gjatë viteve nëpër mbledhjet dhe konferencat e KB-së, duke identifikuar komponentët kyç dhe prioritet e ndërlidhura të një partneriteti global për zhvillimin.