Përfitime

10 Arsye për të marrë pjesë në një aktivitet të ICC-së

1.Një eksperiencë ndërkombëtare dhe kulturore

Trajnimet dhe konferencat e ICC-së organizohen kudo nëpër botë. Ato sjellin së bashku folës, trajnerë dhe pjesëmarrës duke krijuar një forum unik ndërkombëtar për të diskutuar dhe vlerësuar shumë çështje aktuale dhe emergjente ligjore të biznesit.

2.Takim me ekspertë ndërkombëtarë

Aktivitetet e ICC-së drejtohen nga profesionistët më të shquar dhe me influencë ndërkombëtarë të industrive dinamike, shumë prej të cilëve kontribuojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e rregullave të cilat i përdor biznesi çdo ditë. Ekspertët e ICC-së marrin lajme mbi zhvillimet e politikave, ligjeve dhe rregullave në një stad të hershëm dhe janë në kontakt me ministra dhe zyrtarë ndërkombëtarë në zemër të grupeve ndërqeveritare siç është G20 dhe Kombet e Bashkuara.

3.Zgjerim i rrjetit të Biznesit

Aktivitetet e ICC-së ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të zgjeruar rrjetin dhe krijuar marrëdhënie biznesi që zgjasin.

4.Mundësi për të qënë pjesë e Arbitrazhit të ICC-së.

Pjesëmarrësit në aktivitetet në lidhje me arbitrazhin mundësojnë mësimin e procedurave arbitrale të ICC-së direkt nga Sekretariati i Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC-së.

5.Edukim

Trajnimet e ICC-së, kombinojnë sesione praktike të grupeve të punës me prezantime teknike të nivelit të lartë për të siguruar rezultatet më të mira mësimore. Pjesëmarrësit mund të përzgjedhin trajnime nga niveli më bazik deri tek ai më i avancuar.

6.Standarti i ekselencës

ICC ka një reputacion botëror për ekselencën. Trajnimet e ICC-së janë të njohura botërisht.

7.Zhvillim Profesional

Kreditet dhe orët e mësimit jepen si vlerësim në shumicën e aktiviteteve duke ndihmuar pjesëmarrësit në përditësimin e liçensimeve dhe kërkesave për riçertifikim. Për më shumë, referohuni faqes së ICC-së për kreditet profesionale.

8.Drejtpërdrejtë ose on-line

Programet mundësohen gjatë gjithë vitit në disa vend-ndodhje. ICC organizon një numër trajnimesh on-line të cilësisë së lartë dhe webinare mbi ndërmjetësimin dhe tema të financimit të tregtisë në mënyrë që t’i përshtatet mundësive të orareve të profesionistëve.

9.Niveli i duhur

Pjesëmarrësit mund të përzgjedhin trajnime duke filluar nga nivelet më bazë deri tek ato më të avancuarat.

10.Shumë-gjuhëshe

ICC ofron trajnime në Anglisht, Frëngjisht, Spanjisht, Portugalisht dhe Arabisht.