Pronësia Intelektuale – Aksioni i Biznesit për të Ndaluar Falsifikimin dhe Piraterinë (BASCAP)

Një nga fushat e shumta të punës të ICC-së, e cila kontribuon në një nga temat e nxehta që ndikojnë bizneset në të gjithë botën, qoftë ky një vend në zhvillim apo i zhvilluar është pronësia intelektuale. Komisioni i Pronësisë Intelektuale I ICC-së ka në përbërjen e tij rreth 300 ekzekutivë biznesesh dhe juristë privatë nga 50 vende, të cilët bashkohen për të formuluar politikat e pronësisë intelektuale të ICC-së.

Një iniciativë e rëndësishme e këtij komisioni është prezantuar në treg në vitin 2004, e quajtur Aksioni i Biznesit për të Ndaluar Falsifikimin dhe Piraterinë (BASCAP). Kjo iniciativë synon angazhimin e luftës kundër falsifikimit të produktit dhe piraterinë e të drejtës së autorit në të gjithë botën.

ICC Albania, në Prill të vitit 2014 iu bashkua këtij projekti nën markën e unifikuar kundër-falsifikimit
‘’Falsifikimi kushton më shtrenjtë, Unë blej origjinalin’’

ICC Albania, në bashkëpunim me Shoqërinë e Librit Shqiptar, më datë 26 Prill 2014 në ditën ndërkombëtare të pronësisë intelektuale, u prezantua me një stendë të vogël në aktivitetin vjetor të Festivalit të Librit dhe Artit Pamor duke promovuar projektin
‘’Falsifikimi kushton më shtrenjtë, Unë blej origjinalin’’.

Ky projekt u inicua me bashkëpunimin e bizneseve si Sigal Uniqa Group Austria, Boga & Associates and LPA Law Firm si dhe mbështetjen e Zyrës Kombëtare për të Drejtat e Autorit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave.

Fletëpalosjet
FCMIBR_A4_Brochure_Albanian

FCMIBR_A4_Brochure_Albanian

FCMIBR_A4_Brochure_Albanian

FCMIBR_A4_Brochure_Albanian

FCMIBR_A4_Brochure_Albanian

Vizitoni faqen e Internetit I Buy Real, Fakes Costs More – Albania
Për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative, ju lutem na kontaktoni në: info@icc-albania.org.al