Publikime

Dëshironi të porosisni Publikime të ICC-së?

Përmes ICC Albania: Shkarkoni Listën e Publikimeve dhe plotësoni Formularin. Dërgoni Formularin në adresën info@icc-albania.org.al.

Përmes Librarisë online: Klikoni KETU.

 

PUBLIKIMET

Publikimet e ICC-së sigurojnë burime për kryerjen e biznesit ndërkombëtar; dokumente të çmuara për bankierët, avokatët, arbitrat dhe të gjithë të interesuarit në tregtinë përtej kufijve. Përmbajtja e botimeve ICC-së është nxjerrë nga puna e komisioneve të ICC-së, institucioneve dhe ekspertëve individë ndërkombëtarë. Përveç formatit tradicional të printuar, ICC gjithashtu ofron libra elektronik praktik për të cilat koha e dorëzimit merr vetëm disa minuta.

Informacion jetik për biznesin ndërkombëtar:

Lista e produkteve përfshin tri kategori të mëdha: Rregullat dhe standardet e ICC-së, udhëzimet praktike, dhe punimet referencë. Rregullat dhe udhëzimet shoqëruese, të cilat formojnë bërthamën e programit botues, janë përditësuar periodikisht duke marrë parasysh zhvillimet teknike dhe evoluimin e praktikave tregtare dhe bankare. Publikimet më të njohura janë, Rregullat dhe praktikat unifrome për Kreditë Dokumentare dhe Incoterms®, të cilat janë përkthyer në më shumë se 30 gjuhë.