Qeverisja

Zyrat Qëndrore të ICC-së ndodhen në Paris, ku punon një personel i përhershëm prej 160 vetësh me prejardhje nga më shumë se 25 kombësi të ndryshme.

Sekretariati ndërkombëtar i ICC-së, i drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm, zhvillon dhe drejton programin e punës së ICC-së dhe mbetet në marrëdhënie të ngushta si me rrjetin e gjerë të anëtarësisë së tij ashtu dhe me zyrat rajonale të përfaqësive në të gjithë botën.

ICC qeveriset nga Bordi Ekzekutiv, Këshilli Botëror, Kryesia dhe Sekretari i Përgjithshëm.

Njësitë qeverisëse të ICC-së janë:

Këshilli Botëror

Njësia më e lartë qeverisëse e ICC-së është Këshilli Botëror i cili është ekuivalent me asamblenë e përgjithshme të një organizate ndërqeveritare. Gjithsesi, në këtë rast delegatët janë drejtues biznesesh dhe jo zyrtarë të qeverive

Kryesia dhe Sekretari i Përgjithshëm

Kryetari, parardhësi i tij/e saj dhe Zëvendës Kryetari krijojnë Kryesinë. Sekretari i Përgjithshëm i ICC-së, i cili zgjidhet nga Këshilli Botëror kryeson Sekretariatin Ndërkombëtar si dhe punon afër me komitetet kombëtare për të drejtuar programin e punës së ICC-së.

Bordi Ekzekutiv i ICC-së

Bordi Ekzekutiv është përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e strategjisë, politikave dhe plan veprimit të ICC-së si dhe për të parashikuar çështjet financiare të organizatës.