Rrjeti i ICC

Komitetet Kombëtare dhe grupet formojnë rrjetin global të ICC-së, duke e bërë atë unik mes organizatave të biznesit. Kompani, shoqata biznesi dhe dhoma të tregtisë i bashkohen ICC-së përmes përfaqësive të saj nëpër botë. Anëtarët e ICC-së përcaktojnë politikat e organizatës dhe përmes komiteteve kombëtare i sinjalizojnë qeverive problematikat e biznesit.

Në vendet ku komitetet kombëtare nuk janë formuar akoma, kompanitë mund t’i bashkohen ICC-së individualisht duke u bërë anëtar direkt.

Për më shumë informacion rreth rrjetit të ICC-së, vizitoni faqen Network.