Shërbimet e Krimeve Tregtare (CCS)

Commercial Crime services
Shërbimet e Krimeve Tregtare të ICC-së (CCS), është njësia anti-krim e Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë. Ajo i mundëson komunitetit të biznesit një strukturë të centralizuar për luftimin e krimit. CCS është e pozicionuar në Londër dhe thellohet në burimet e anëtarëve të saj kudo nëpër botë në luftën kundër krimit tregtar.

Shërbimet e Krimeve Tregtare e ICC-së punon ngushtë me zyrtarë të zbatimit të ligjit ndërkombëtar duke përfshirë Interpol, për të gjurmuar piraterinë dhe krimin tregtar, mashtrimin në tregtinë ndërkombëtare, mashtrimin në sigurime, mashtrimet në instrumentet financiare, pastrimin e parave, mashtrimet në lundrime dhe falsifikimin e produkteve.

CCS operon nën misionin për të parandaluar dhe hetuar krimin tregtar si dhe ndihmuar në ndjekjen e krimeve të tregtisë. Divizionet e specializuara të saj ofrojnë një gamë shërbimesh të dedikuara për të përmbushur nevojat individuale të anëtarëve.

Divizionet janë:
→     Byroja Ndërkombëtare e Marinës
→     Byroja e Hetimeve Financiare
→     Byroja e Inteligjencës mbi Falsfikimet

Byroja Ndërkombëtare e Marinës (IMB) është autoriteti kryesor anti-pirateri për flotat detare në botë.

Byroja e Hetimeve Financiare (FIB) është mjaft e vlefshme për institucionet financiare pasi ka provuar aftësi për të evidentuar mashtrimet financiare përpare se të kryhen. FIB i informon bankat një hap përpara në raport me mashtruesit, duke i mundësuar anëtarëve akses në një datanbazë të gjerë informacioni.

Byroja e Inteligjencës mbi Falsfikimet (CIB) mbledh informacion inteligjence, i cili ndihmon në mbrojtjen e industrisë nga dëmtimi i shkaktuar nga falsifikimi.
Për më shumë informacion, ju lutem vizitoni: CCS website