Trajnime Online

Trajnoni stafin tuaj në kursin online më gjithëpërfshirës në dispozicion mbi letër kreditë dhe rregullat UCP 600. S400_Mentor600_Bando_Web_800_source
12 orë trajnimi online mbi veprimet me letër kreditë dhe aplikimin e rregullave UCP 600. Ky trajnim është shkruar nga Gary Collyer, Këshilltar Teknik i Komisionit të Bankingut të ICC, dhe Kryetar i Grupit të hartimit të rregullave UCP 600.

Moduli 1 – Bazat e Kredive Dokumentare

Ky modul ofron një themel të fortë rreth njohurive mbi funksionimin dhe mënyrën operacionale të  letër kredive dhe karakteristikat riskut të tyre në krahasim me produktet e tjera tradicionale të financimit të tregtisë. Temat e mbuluara:

  • Procesi tipik i ciklit të një letër kredisë (LC)
  • Çështjet për t’u konsideruar kur lëshohet një LC, përfshirë funksionaliteti, disponueshmërinë e linjës së kredisë dhe rimbursimet.
  • Përmbajtja e saktë dhe lëshimi i ndryshimeve (amendamente) të LC
  • Kushtet e punës të duhura për t’u përfshirë në një LC
  • Roli dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira
  • Llojet e pagesës: në të parë /e shtyrë /kundrejt pranimit /kundrejt negocimit
  • Angazhimi për të paguara ose negociuar
  • Pranimi i dokumenteve apo lëshimi i një njoftimi refuzimi
 Moduli 2 – Dokumentet

Ky modul shqyrton secilin nga dokumentet të cilat paraqiten nën kuadrin e letër kredive dhe thekson se si të dhënat në përmbajtjen e tyre duhet të përputhen me dispozitat përkatëse të UCP 600 – Standardi për ekzaminimin e dokumenteve siç përshkruhet nga UCP 600.

  • Fatura tregtare
  • Dokument transporti ‘’Bill of lading’’
  • Dokument transporti ‘’Sea waybill’’
  • Dokument transporti ‘’Charter-party bill of lading’’
  • Dokument për mënyra transporti të Kombinuar
  • Dokument transporti ‘’Air waybill’’
  • Dokumente siguracioni
  • Posta dhe faturat postare
  • Dokument transporti rrugor, hekurudhor dhe ndër ujor (inland ëaterëay)
  • Dokumente të tjera (sipas nën-nenit 14 (f))
Moduli 3 – Raste Studimore

Ky modul u mundëson përdoruesve për të vënë në praktikë njohuritë e fituara mbi veprimet operacionale të letër kredive dhe zbatimin e UCP 600 në praktikë, përmes një serie rastesh studimore interaktive. Këtu përfshihet:

  • Plotësimi i një kërkese/aplikimi për letër kredi
  • Rishikim i Përfituesit rreth fonksionalitetit të një letër kredie
  • Kontrollim i dokumenteve nga perspektiva e një banke lëshuaese dhe banke të nominuar.
Moduli 4 – Vlerësimi

Vlerësimi i mundëson aplikantit për të testuar njohurite e tyre mbi letër kreditë dhe UCP 600. Në çdo rast gjatë vlerësimit, i trajnuari do të prezantohet me 40 pyetje me shumë zgjidhje të përzgjedhura rastësisht nga një bazë të dhënash me pyetje. Përgjigjet e të gjitha pyetjeve mundësohen në përfundim të çdo seance vlerësimi që ndërmerrni. Ato aplikantë të cilët përfundojnë trajnimin Mentor 600 kualifikohen për 12 PDU si kërkesë për vijimësine e rinovimit të çertifkimit të akreditimit ‘’Documentary Credit Specialist (CDCS).

Çmim

300 € për aplikant Ulje për aplikime grupi: 10-49 aplikantë – 250 € për aplikant 50 + aplikantë – € 200 për aplikant Faturimi dhe pagesa do ju mundësohet nga Coastline Solutions. >Regjistrohu për trajnimin

Banner-Arbitration-online-training-650_source

Ky kurs trajnimi online 8-orësh, fillon me një pasqyrim të arbitrazhit si metodë e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve. Në vijim trajnimi do të përfshijë edhe procesin e shqyrtimit të rasteve nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e ICC-së dhe Sekretariati i saj. Kursi do të shqyrtojë edhe aplikimin Rregullave të Arbitrazhit të ICC-së 2012 në procesin e arbitrazhit të ICC. Trajnimi është i ndarë në tre module, dy module trajnese dhe një modul vlerësimi, duke ju lejuar  të testoni veten rreth të kuptuarit tuaj mbi arbitrazhin ICC-së. Në përfundimin të këtij trajnimi,  ju do të merrni një Çertifikatë Arritjeje nga ICC.

Moduli mbi Arbitrazhin

Ky modul përbëhet nga tetë leksione interaktive të cilat ofrojnë një rishikim të plotë të procesit të arbitrazhit nga marrëveshja fillestare e arbitrazhit deri tek vendimi, duke i kushtuar vëmendje të veçantë funksionimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit së ICC-së dhe zbatimit të Rregullave të Arbitrazhit të ICC-së 2012.

Temat e përfshira:

  • Çfarë është arbitrazhi?
  • Marrëveshja e arbitrazhit
  • Kërkesa dhe Përgjigje
  • Tribunali i arbitrazhit
  • Termat e Referencës
  • Organizimi i procedurave
  • Sesionet dëgjimore
  • Vendimi
Moduli mbi Çështjet Specifike

Ky modul përbëhet nga dy leksione interaktive të cilat ofrojnë njohuri për çështje specifike të procesit të arbitrazhit. Temat e mbuluara:

  • Masat e përkohshme dhe konservatore (duke përfshirë edhe arbitrin emergjent)
Shpenzimet

Moduli i vlerësimit Ky modul teston të kuptuarin tuaj rreth Arbitrazhit të ICC-së me anë të një vlerësimi. Në këtë modul do t’ju mundësohen 40 pyetje, të përzgjedhura rastësisht nga një grup pyetjesh, të cilat mbulojnë procesin e arbitrazhit të ndjekur në ICC.

Përfitimet
  • Ky trajnim njihet nga akreditimi porfesional (8 kredite CLE, 6,75 kredite MCLE ose 6,5 pikë CPD).
  • Materiali i kursit: Ky material është shkruar nga anëtarët e Sekretariatit të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit të ICC-së dhe nga Kryetari i Institutit Botëror mbi të Drejtën e Biznesit i ICC-së.
  • E drejat për të aksesuar në këtë trajnim brenda një viti.
  • Çertifikata Arrtije nga ICC, ju dërgohet pas përfundimit të trajnimit.
  • Përveç 8 orëve të trajnimit, ju gjithashtu do të keni mundësi për të hyrë në ‘’ICC webinar  Series’’mbi Rregullat e Arbitrazhit të ICC-së 2012 të cilat trajtojnë në detaje 4 ndryshimet e rëndësishme të prezantuara në Rregullat e Arbitrazhit të ICC-së 2012 si; Tribunali i Arbitrazhit, Manaxhimi i Çështjeve, Arbitri Emegjent dhe dispozitat Shumë-palëshe / shumë-kontraktuale.
Çmim

300 € për aplikant Ulje për aplikime grupi: 10-49 aplikantë – 250 € për aplikant 50 + aplikantë – € 200 për aplikant Faturimi dhe pagesa do ju mundësohet nga Coastline Solutions. >Regjistrohu për trajnimin

Going Global mundëson një udhëzues të detajuar mbi tregtinë ndërkombëtare si për eksportuesit ashtu edhe për importuesit. Ky trajnim hedh dritë mbi rreziqet shtesë dhe sfidat me të cilat përballen palët kur zgjerojnë biznesin apo transaksionet në tregje ndërkombëtare, si dhe udhëzon mënyrat për t’i trajtuar ato.

goingglobal-banner05

Përmbajtja e Kursit
  • Përmbledhje mbi tregtinë ndërkombëtare
  • Kontratat për shitjet ndërkombëtare
  • Kushtet e tregtisë ndërkombëtare
  • Dokumentet e përdorura në tregtinë ndërkombëtare
  • Transporti ndërkombëtar
  • Doganat dhe ATA Karnet
  • Financimi i tregtisë ndërkombëtare
  • Ligji mbi tregtinë ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve
  • eCommerce në tregtinë ndërkombëtare
  • Pronësia intelektuale

Vlerësim

Çdo aplikant plotëson në përfundim të kursit një pyetësor i cili mbulon të gjitha aspektet e kursit.

Përfitimet
  • Një vit akses në trajnim.
  • Mundësi për t’u trajnuar në çdo kohë, kudo.
  • Vetë-përkushtim: aplikantët mund të zgjedhin orarin e trajnimit sipas kërkesave dhe kohës së disponueshme të tyre.
  • Zbritje të shpenzimeve të udhëtimit dhe të faciliteteve të tjera.
  • E mundshme në pajisje të ndryshme: Desktop, Laptop, iOS, Android, Tableta, Smartfone
  • Çertifikatë Arritje dërgohet pranë jush pas përfundimit të trajnimit.
Çmimi

300 € për aplikant Ulje për aplikime grupi: 10-49 aplikantë – 250 € për aplikant 50 + aplikantë – € 200 për aplikant Faturimi dhe pagesa do ju mundësohet nga Coastline Solutions. >Regjistrohu për trajnimin

Trajnimi më i plotë online mbi kreditë dokumentare, letër kreditë standby, inkasot dhe garancitë e kërkesës.
wta_logo
Ky kurs trajnues online do të sigurojë që profesionistët e financimit të tregtisë kanë aftësitë e nevojshme për të lëshuar, procesuar dhe paguar produktet tradicionale të financimit të tregtisë në përputhje me dispozitat e rregullave dhe standardeve kryesore të financimit të tregtisë së ICC-së (URC 522, UCP 600, URDG 758 dhe ISP98). Trajnimi është i vlefshëm për kreditet PDUs për Certified Specialist Documentary Credit (CDCS).
Modulet

Paketa ‘’Financimi i Tregtisë’’mbulon të gjithçka që ju nevojitet të dini për të trajtuar në mënyrë efikase kreditë dokumentare, letër kreditë standby, inkaso dhe garancitë e kërkesës. Modulet e ndryshme ju trajnojnë sipas ritmin që ju dëshironi për të siguruar progres të vazhdueshëm.

  1. Inkaso: Mëso bazat e Inkasove dhe zbatimin e URC 522.
  2. Kreditë Dokumentare: Dy nivele për të siguruar progresin tuaj
  3. Mentor 600: kurs i vetëm i miratuar i ICC-së që trajnon stafin tuaj në të gjitha aspektet e kredive dokumentare dhe rregullave UCP 600.
  4. DC Master: avancon njohuritë dhe aftësitë profesionistëve me përvojë mbi letër kreditë.
  5. Letër Kreditë standby: Siguron njohuri mbi ISP98, rregullat të cilat rregullojnë funksionimin e Letër Kredive standby / angazhimet e pavarura.
  6. Garancitë e Kërkesës: Shpjegon funksionimin e garancive të kërkesës dhe kundër-garancitë dhe aplikimin e URDG 758.
Shkruar nga ekspertët kryesorë në botës në fushën e financimit të tregtisë

Gary Collyer, Këshilltar Teknik në Komisionin e Bankingut të ICC-së dhe Kryetar i Grupit Hartues UCP 600 – Profesor James Byrne, Drejtor i Institutit e të Drejtës Ndërkombëtare Bankare & Praktikës, si dhe Kryetar i Grupit të Hartimit ISP – Dr. Georges Affaki, Zëvendës-Kryetar i Komisionit të bankingut të ICC-së dhe Kryetar i Grupit Hartues URDG 758

Shpenzimet për një vit akses në Paketën ‘’Financimi i Tregtisë’’

Trade Finance Suite – 800 € për aplikant Për zbritje çmimi për regjistrime në grup, ju lutemi na kontaktoni.

Secili modul mund të blihet i veçantë:

300 € për aplikant 10-49 aplikantë – 250 € për aplikant 50 + aplikantë – € 200 për aplikant Faturimi dhe pagesa do ju mundësohet nga Coastline Solutions. >Regjistrohu për trajnimin