Rreth sesionit
Avokimi i politikave është njëkohësisht art dhe aftësi — që kërkon prova, bashkëpunim dhe komunikim strategjik.
Sesioni i fundit i një serie prej tre workshopesh me fokus teknikat e avokimit ku në fokus është forcimi i kapaciteteve të përfaqësuesve të dhomave të tregtisë dhe shoqatave të biznesit në fushën e avokimit të politikave.
Ky trajnim dy-ditor synon të forcojë aftësitë e Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Biznesit në ndërtimin dhe komunikimin e pozicioneve të besueshme të avokimit, të bazuara në interesin publik dhe evidencë. Programi kombinon teknikat e avokimit të politikave me komunikimin strategjik për të kthyer propozimet në ndikim real publik dhe institucional.
Trajnimi është praktik dhe ndërveprues, me ushtrime konkrete dhe shembuj të aplikueshëm në punën e përditshme të pjesëmarrësve.
Ky workshop është pjesë e projektit të BERZH-it “Progam mbështetës i Përmirësimit të Klimës së Investimeve në Shqipëri: Ndërtimi i Kapaciteteve të Shoqatave të Biznesit”, i zbatuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe i financuar nga Sekretariati Shtetëror Zvicerian për Çështjet Ekonomike (SECO).
Audienca e synuar:
- Drejtoret Ekzekutivë, Sekretarët e Përgjithshëm dhe Zyrtarët e Lartë të Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatave të Biznesit
- Këshilltarët e komunikimit, PR dhe ligjorë të përfshirë në avokim ose marrëdhënie me palët e interesuara.
- Zyrtarët e politikave, komunikimit dhe anëtarësimit.
- Staf tjetër i përfshirë në nisma avokimi ose angazhimi të palëve të interesuara.

