Ky aktivitet organizohet nga Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me GIZ Albania, Universitetin e Tiranës dhe ICC Albania me qëllim promovimin e mundësisë së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve përmes arbitrazhit.
Gjatë sesioneve të këtij aktiviteti synohet të diskutohet mbi Ligjin 52/2023 ”Për Arbitrazhin në Republikën e Shqipërisë” miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në korrik 2023, i cili synon të krijojë kuadrin ligjor për organizimin dhe zhvillimin e procedurave të arbitrazhit si dhe garantimin e organizimit të këtyre procedurave në mënyrë profesionale, cilësore, efikase dhe me efektivitet.
Për të marrë pjesë, konfirmoni pjesëmarrjen Tuaj në adresën: paradhoma.md(at)drejtesia.gov.al
- Agjenda e aktivitetit
- Nota konceptuale