9 prill 2020

ICC dhe OBSH prezantojnë anketën botërore për biznesin, për të përmirësuar rrjedhën e informacionit mbi COVID-19.

Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) prezantojnë një anketim në të gjithë botën për të raportuar mbi sfidat me të cilat po përballet sektori privat nga COVID-19.

Si përgjigje ndaj COVID-19, ICC dhe OBSH po anketojnë sektorin privat për të mbledhur më shumë informacion mbi përgjigjet e bizneseve në rang botërore dhe për të gjetur zgjidhje, të cilat do të adresojnë përhapjen e pandemisë. Anketa e ICC-OBSH do të përmirësojë rrjedhën e informacionit midis sektorëve të ndryshëm të ekonomisë globale dhe do të zhvillojë një kuadër për menaxhimin e pasojave ekonomike dhe njerëzore si pasojë e pandemisë.

Në kuadër të prezantimit të kësaj ankete të ICC-OBSH, Sekretari i Përgjithshëm i ICC John W.H. Denton AO, u shpreh:

“Duke dhënë reagimet e tij në mënyrë transparente, sektori privat mund të minimizojë përhapjen e COVID-19 dhe të adresojë pasojat kryesore të pandemisë për ekonominë tonë globale.

ICC dhe OBSH u bëjnë thirrje drejtuesve të biznesit, duke qenë persona të besueshëm në komunitetet e tyre,  të ndajnë më shumë informacione mbi ndikimin e pandemisë në veprimtarinë e tyre të përditshme, në zinxhirët e furnizimit dhe te punonjësit. “

“Ju lutemi, kushtojini pak kohë plotësimit të kësaj ankete , në mënyrë që të mbrojmë kolegët, klientët dhe komunitetet tona nga dëmet e vazhdueshme të shkaktuara nga përhapja e kësaj pandemie.”

Anketa është hapi më i ri si rezultat i bashkëpunimit unik midis ICC dhe OBSH, për të siguruar informacion të besueshëm të lidhur me COVID-19 për sektorin privat dhe për të zhvilluar udhëzime të besueshme për komunitetet e biznesit në të gjithë botën. Si pjesë e një deklarate të përbashkët paraprake, ICC dhe OBSH u bënë thirrje qeverive kombëtare të adoptojnë një qasje “gjithëpërfshirëse” për t’iu përgjigjur pandemisë COVID-19.

Duke bërë thirrje për të marrë pjesë në këtë anketë përmes një video-mesazhi, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus. u shpreh:

“Kjo anketë do të na lejojë të kuptojmë se si reagojnë bizneset. Do të na ndihmojë të hartëzojmë praktikat më të mira dhe të kuptojmë më mirë se ku ne dhe autoritetet kombëtare të shëndetësisë duhet të përqendrojmë vëmendjen tonë. Informacioni i gjeneruar nga anketa do të na ndihmojë të ndërmarrim një reagim efikas, duke kursyer jetë dhe duke minimizuar dëmin ekonomik. “

Plotësimi i anketës së ICC-OBSH zgjat vetëm disa minuta dhe mund të gjendet në këtë link. Medallia, një kompani lider në teknologjinë e përvojës së klientit, po vë në dispozicion teknologjinë dhe po ndihmon ICC me shpërndarjen dhe gjemerimin e analizave për këtë anketë kaq të rëndësishëm në internet.

Plotësoni Anketën

Lexoni deklaratën e përbashkët të ICC dhe OBSH për të mobilizuar sipërmarrësit për të reaguar ndaj COVID-19.

—————————————————-

Rreth Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë (ICC):

Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë (ICC) është përfaqësuesi institucional i më shumë se 45 milionë kompanive në mbi 100 vende. Misioni kryesor i ICC është të bëjë biznesin funksional për të gjithë, çdo ditë, dhe kudo. Përmes një kombinimi unik të avokimit, zgjidhjeve dhe rregullave standarde, ne promovojmë tregtinë ndërkombëtare, sjelljen e përgjegjshme të biznesit, duke treguar  një qasje globale ndaj rregullimit, përveç ofrimit të shërbimeve elitare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Anëtarët tanë përfshijnë shumë kompani udhëheqëse në botë, NVM, shoqata biznesi dhe dhoma lokale të tregtisë.

 

Për më shumë kontaktoni:

Ardita Seknaj

Sekretar i Përgjithshëm

[email protected]