Arbitrazhi në Shqipëri: Perceptimet, Njohuritë dhe Përvoja
Ky Anketim synon të na ndihmojë të matim perceptimet me njohuritë dhe përvojën në fushën e arbitrazhit të profesionistëve, juristëve, avoketërve dhe ekspertëve të ndryshëm në Shqipëri ose lidhur me atë. Ky Anketim po kryhet vetëm për qëllime kërkimore. Informacioni i mbledhur do të përdoret për të mbledhur njohuri dhe për të përmirësuar shërbimet dhe produktet tona.
Pjesëmarrja juaj në këtë Anketim nënkupton pëlqimin për mbledhjen e të dhënave të mundësuara në përgjigjet tuaja. I gjithë informacioni do të mbahet konfidencial dhe do të përdoret në formë të përmbledhur për analizë.
Pjesëmarrja juaj në këtë anketë është vullnetare dhe ju mund të zgjidhni të mos përgjigjeni në asnjë pyetje ose të tërhiqeni nga anketa në çdo kohë. Kjo nuk vlen pas dërgimit të pyetësorit.
Ju lutemi jepni informacion të saktë dhe të vërtetë për të siguruar besueshmërinë dhe vlefshmërinë e rezultateve të Anketimit.
Përgjigjet tuaja do të jenë anonime dhe nuk do të kërkohet identifikim përmes emrit, adresës së emailit.
Të gjitha të dhënat e mbledhura do të ruhen në mënyrë të sigurt dhe në përputhje me ligjet në fuqi për mbrojtjen e të dhënave.
Ju lutemi vini re se ky anketim nuk ofron asnjë kompensim financiar ose shpërblim për pjesëmarrje.
Ndërsa është bërë çdo përpjekje për të hartuar me saktësi këtë anketë, ne nuk mund të garantojmë plotësinë, saktësinë ose dobinë e informacionit të mbledhur.
Nëse keni ndonjë pyetje ose paqartësi në lidhje me këtë anketë, ju lutemi kontaktoni [email protected].